Ndërlidhjet

Ankara: Bisedimet paqësore në Qipro do të vazhdojnë



Ministri i jashtëm i Turqisë tha se zgjedhja e Dervish Eroglusë si president i Qipros turke nuk do të pengojë bisedimet paqësore me qipriotët grekë. Eroglu njihet si mbështetës i linjës së ashpër në mesin e politikanëve turqë të Qipros. Megjithatë ai gëzon mbështetjen e plotë të Ankarasë.

Qiproja është ndarë në dy pjesë të kontrolluara nga turqit dhe grekët qipriotë në vitin 1974, pas pushtimit turk të ishullit. Ndërhyrja turke erdhi pasi grekët qipriotë kërcënonin për bashkim me Greqinë.

Turqit qipriotë në vitin 1983 shpallën pavarësinë e pjesës së kontrolluar prej tyre, por pavarësia deri tani është njohur vetëm nga Turqia. Kjo e fundit ka rreth 35 mijë ushtarë në pjesën turke të Qipros.
XS
SM
MD
LG