Ndërlidhjet

logo-print

Armeni: Kujtohen viktimat e LPB-së



Dhjetëra mijëra njerëz kanë kujtuar viktimat armene të vrara nga osmanët gjatë Luftës së Parë Botërore. Presidenti armen, Serzh Sarkazian, gjatë ceremonisë përkujtimore tha se pranimi ndërkombëtar i bindjes së armenëve se vrasjet e asaj kohe përbëjnë gjenocid është i pashmangshëm.

Një grup intelektualësh turqë kanë kërkuar nga bashkqytetarët e tyre t’i bashkohen në një protestë në heshtje në kujtim të viktimave armene.

Armenia dhe Turqia edhe sot kanë mosmarrëveshje të thella lidhur me faktin nëse vrasja e armenëve ishte gjenocid apo jo.
XS
SM
MD
LG