Ndërlidhjet

Austria pjesëmarrëse në “Rrymën e Jugut”



Austria ka nënshkruar sot marrëveshjen për pjesëmarrje në gazpërcjellësin rus të quajtur “Rryma e Jugut”. Marrëveshja u nënshkrua në kohën që kryeministri rus, Vladimir Putin, ka filluar një vizitë zyrtare në Austri.

Projekti “Rryma e Jugut” do të kalojë përmes Rusisë, Bullgarisë, Serbisë, Hungarisë e Austrisë, me degëzime të mundshme përmes Greqisë e Italisë.

Ky projekt shihet si rival i projektit të mbështetur nga BE-ja për ndërtimin e gazpërcjellësit Nabuko, i cili anashkalon Rusinë në transportin e gazit të Azisë Qëndrore drejt Evropës.
XS
SM
MD
LG