Ndërlidhjet

Qeveria dënon sulmin ndaj operatorit të licensuar të telefonisë



Qeveria e Republikës së Kosovës dënon fuqishëm sulmin e mbrëmshëm ndaj antenës së njërit prej operatorëve të licencuar të telefonisë mobile, që ndodhi në fshatin Rudar i Vogël, te Zveçanit.

Qeveria rithekson përkushtimet e saj të gjithanshme për vendosjen e ligjshmërisë në tregun e telekomunikimeve në Republikën e Kosovës.

Veprimet e dhunshme ndaj operatorëve të autorizuar dhe të licencuar të telefonisë mobile, nga kushdo që bëhen ato, janë veprime kriminale, që cënojnë rendin dhe ligjin dhe si të tilla janë të dënueshme, thuhet në kumtesën e Qeverisë së Kosovës.
XS
SM
MD
LG