Ndërlidhjet

Davutoglu: Samiti i Stambollit - kthesë për Ballkanin


Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Ahmet Davutoglu, ka deklaruar se samiti i Turqisë, Bosnjës dhe Serbisë i mbajtur në Stamboll paraqet kthesë historike për vendet e Ballkanit.
“Ky samit trepalësh ballkanik është zhvillim historik, përkatësisht kthesë historike për rajonin tonë”, ka thënë Davotoglu pas takimit të kryetarëve të Turqisë Abdullah Gyl, të Serbisë Boris Tadiç dhe kryesuesit të Kryesisë së Bosnjës Haris Silajxhiq.
Agjencia e lajmeve Anadollia citon Davutoglun të ketë thënë se samiti paraqet “pamje të mirë dhe simbolike nga perspektivat e ndryshme dhe se ka krijuar shpresën për ardhmërinë e Ballkanit”.
XS
SM
MD
LG