Ndërlidhjet

FMN e gatshme për kredi Greqisë


FMN dhe Banka Botërore u takuan për të diskutuar një paketë financiare shpëtimi për Greqinë. Ata deklaruan se janë përgatitur për të dhënë ndihmë monetare për Athinën, por në të njëjtën kohë duke i bërë thirrje Greqisë që të miratojë masa të ashpra kursimi.
Ministri grek i Financave Papakostantinu dhe drejtori i FMN Dominik Straus Kahn së bashku me zyrtarin e lartë të Komisionit Evropian Oli Rehn diskutuan kredinë për Greqinë.
Greqia shpreson që të marrë 40 miliardë dollarë nga vendet e tjera me një shtesë prej 13.4 miliardë dollarë nga FMN.
Rehn tha se kjo paketë kredie do të jetë gati në fillim të Majit.
XS
SM
MD
LG