Ndërlidhjet

Armenët përkujtojnë viktimat e vrasjeve masive


Presidenti Barak Obama masakrën ndaj armenëve nga forcat turke gjatë Luftës së Parë Botërore, e quajti një nga krimet më të këqija të shekullit të XX, por duke shmangur përcaktimin “gjenocid”.
Kjo deklaratë u bë ditën që Armenia përkujtoi 95 vjetorin e kësaj masakre.
Presidenti armen Serxhe Sarkizian, e përshkoi masakrën si të paprecedentë, të shëmtuar dhe me pasoja të mëdha në adresë të kombit të tij. Turqia nga ana tjetër mohon se vrasjet përbënin gjenocid, duke deklaruar se numri i viktimave është ekzagjeruar dhe se ata ishin viktima të një lufte civile.
XS
SM
MD
LG