Ndërlidhjet

Vitali Kliçko formon parti politike në Ukrainë


Ish kampioni botëror në boks Vitali Kliçko ka bërë të ditur se ka formuar parti të re politike me qëllim të reformimit të Ukrainës. Partia është emërtuar “Oudar” që në përkthim do të thotë “goditja”. Në një komunikate Vitali Kliçko ka thënë se përmes një “goditje të qëlluar”, do të rrënojë murin që ndanë shoqërinë dhe autoritetet.
Ish kampioni botëror në boks nuk ka sinjalizuar se nga anon partia e tij e re emri i plotë i së cilës është “Aleanca Demokratike e Ukrainës për Reforma”.
Gjatë revolucionit të vitit 2004, Vitali Kliçko kishte mbështetur ish presidentin pro perëndimor Viktor Jushçenko kundër presidentit aktual Viktor Janukoviç.
XS
SM
MD
LG