Ndërlidhjet

Vjenë: Ministri i Jashtëm Iranian takon Amanon


Ministri i Jashtëm Iranian Motaki takoi sot në Vjenë kreun e Agjensisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Jukia Amano për të diskutuar planin mbështetës të Kombeve të Bashkuara për Energjinë Bërthamore.
Takimi i Motakit vjen mes presionit në rritje të Uashingtonit për të imponuar një raund të katërt të saksioneve të OKB-së ndaj Iranit mbi programin e diskutueshëm bërthamor në Republikën Islamike. Motaki tha sot se biseda e tij me Amanon do të jetë “vendimtare dhe e detajuar”.
XS
SM
MD
LG