Ndërlidhjet

Kabul: 80 nxënëse helmohen në shkolla


Autoritetet lokale në Afganistan thonë se mbi 80 nxënëse janë prekur nga një sëmundje misterioze, që është përhapur në të gjitha shkollat në veri të vendit.
Frika është se disa helme janë përdorur për të dekurajuar vajzat, që të ndjekin shkollën.
Rezultatet e testit ende nuk tregojnë asgjë konkrete ndaj janë dërguar në Kabul për testim të mëtejshëm.
Zëdhënësi i presidencës Uahed Omar, tha se çdo përpjekje për të mbajtur vajzat larg shkollës është një “akt terrorist”.
23 vajza studente u sëmurën të mërkurën, 47 të shtunën, ndërsa sot 13 të tjera. Të gjitha thonë se në klasat e tyre është ndjerë një erë e çuditshme. Asnjë nga të sëmurat nuk është në gjendje të rëndë.
XS
SM
MD
LG