Ndërlidhjet

Bankok: Priten sulme ndaj “këmishave të kuqe”


Shtohen trazirat në Bankok pas hedhjes poshtë të një paqeje nga ana e kryeministrit Abisit Vexhajiva me demostruesit “e këmishave të kuqe”, të cilët kanë pushtuar qendrën e qytetit.
Në televizionin kombëtar, kryeministri u zotua se do të pastrojë qendrën e Bankokut nga protestuesit anti-qeveritarë, por nuk tha se kur forcat e sigurisë do të lëvizin.
Më herët ai hodhi poshtë një kompromis të ofruar nga protestuesit të cilët e konsiderojnë qeverinë e tij si jo të ligjshme dhe kërkojnë zgjedhje të reja.
Gazetarët në Bankok raportojnë se drejtuesit e protestës kanë paralajmëruar mbështetësit e tyre se pritet një sulm nga trupat në çdo moment.
Përleshjet e dhunshme kanë vrarë të paktën 26 persona dhe plagosur rreth 1 mijë të tjerë, që kur protestat e Këmishave të Kuqe pushtuan zonat tregtare në Bankok, më shumë se një muaj më parë.
XS
SM
MD
LG