Ndërlidhjet

Bagdad: Kapet zëvendësi i Sadam Hyseinit


Forcat irakiane dhe amerikane kanë ndërhyrë në vendstrehimet e Al Kaidës dhe me këtë rast kanë zënë Izat al Dourin, që gjatë kohës së qeverisjes së Sadam Hyseinit ushtronte detyrën e zëvendësit të presidentit.
Shtypi në Bagdad ka bërë të ditur se Al Douri ishte një nga personalitetet më me ndikim në kohën e ish regjimit, ndërsa më vonë një nga udhëheqësit më të kërkuar kryengritës.
Gazeta Al Sabah Al Xhadid ka raportuar se Al Douri fshihej në një shpellë në afërsi të “shtabit” të Al Kaidës.
XS
SM
MD
LG