Ndërlidhjet

Shkarkohet kreu i policisë fetare në Mekë


Arabia Saudite njoftoi sot zyrtarisht se kreu i forcës së saj fetare policore në Mekë ishte për t’u zëvendësuar për shkak se ka deklaruar se përzierja e sekseve nuk duhet të konsiderohet krim .
Ahmed bin Qasim Al Gamidi, që drejton Komisionin e Përkrahjes së Virtytit në Mekë, u shkarkua pasi gazeta saudite "Okaz", citoi atë të ketë thënë se “qëndrimi bashkë i burrave dhe grave nuk duhet të jetë i ndaluar”.
Thënia e tij bie ndesh me qëndrimin e policisë fetare të Arabisë.
Ndarja midis sekseve është e imponuar në mënyrë rigoroze në Arabinë Saudite.
Policia shpesh arreston burra dhe gra që nuk kanë lidhje mes tyre, por që gjenden të ulur së bashku në publik.
XS
SM
MD
LG