Ndërlidhjet

Johanesburg: Presidenti bën testin e HIV


Presidenti i Afrikës së Jugut thotë se testi i tij rezultoi me HIV negativ.
Presidenti Xhakob Zuma e bëri këtë njoftim, ndërsa nisi një fushatë për të luftuar SIDA-n nëpërmjet këshillimit dhe testimit në vendet më të goditura nga virusi vdekjeprurës. Agjensia e shtypit në Afrikën e Jugut tha se testi i gjakut të presidentit për të katërtën herë doli negativ.
Turpi për të bërë testin dhe për t’u trajtuar ka shkaktuar përhapjen e kësaj sëmundjeje në Afrikën e Jugut. Në këtë vend me një popullsi prej 50 milionë banorësh, 5.7 milionë njerëz janë të infektuar me virusin HIV.

XS
SM
MD
LG