Ndërlidhjet

Irani dështon të fitojë mbështetjen e Austrisë



Përpjekjet e Iranit për të mënjanuar sanksionet e reja duket se nuk kanë pasur sukses.

Ministri i jashtëm i Iranit, Mançur Motaki, është takuar në Vjenë me zyrtarë të lartë austriakë. Këta të fundit janë shprehur se i takon Iranit të adresojë shqetësimet ndërkombëtare nëse dëshiron të mënjanojë sanksione shtesë.

Austria dhe vendet e tjera, anëtare jo të përhershme të Këshillit të Sigurimit, janë cak i përpjekjeve diplomatike të Teheranit.

Gjatë javës së kaluar presidenti iranian vizitoi Ugandën, një tjetër vend anëtar i Këshillit të Sigurimit.
XS
SM
MD
LG