Ndërlidhjet

Rritet roli i Kinës në Bankën Botërore



Banka Botërore ka rritur fuqinë e votës kineze në këtë institucion. Ndryshimet e fundit e vendosin Kinën pas Shteteve të Bashkuara dhe Japonisë, për nga rëndësia e votës në këtë organizëm.

Ngritja e Kinës, duke marrë një pozicion më të fuqishëm se ai i vendeve si Gjermania, Franca apo Britania, i jep vendeve në zhvillim më shumë mundësi për të thënë fjalën e tyre mbi mënyrën se si duhen huazuar paratë.

Vende si Kina, Brazili, India dhe Rusia prej shumë kohësh ankohen për rolin mbizotrues të SHBA-ve dhe vendeve evropiane në vendimet e Bankës Botërore.
XS
SM
MD
LG