Ndërlidhjet

Bota ka 4.7 miliardë parapagues të telefonisë mobile



Tregu botëror i celularëve ka fituar edhe 200 milionë parapagues në tremujorin e fundit të vitit 2009, kështu që numri i përgjithshëm në fund të vitit shkoi në 4.7 miliardë.

Më shumë përdorues të telefonisë mobile ka në rajonin e Azisë-Paqësorit, 2.1 miliardë, në saje të zhvillimit të hovshëm në Indi dhe Kinë.

Në Evropën perëndimore kishte 519 milionë shfrytëzues, në Amerikën Latine 504 milionë, në Afrikë 464 milionë, në Lindjen e Mesme 261 milionë, ndërsa në SHBA dhe Kanada 309 milionë.
XS
SM
MD
LG