Ndërlidhjet

NATO: Vritet një komandant taliban në Afganistan



NATO tha se një komandant i lartë taliban dhe dy bashkëpunëtorë të tij janë vrarë sot në sulmin nga ajri në provincën veriore afgane, Kunduz.

Guvernatori i provincës tha se Mulla Jar Mohamad u vra në rajonin Arçi, 30 km në veriperëndim të Kunduzit.

Ai tha se katër të tjerë gjithashtu u vranë në sulmin.

Kunduz dhe provinca fqinje Bahlan kanë qenë arenë e përleshjeve të ashpra mes talibanëve dhe trupave të prira nga NATO-ja.

Shtatë ushtarë gjermanë e kanë humbur jetën në dy provincat muajin e kaluar.
XS
SM
MD
LG