Ndërlidhjet

Austri: Fisher konfirmohet president




Presidenti i Austrisë, Hajnc Fisher, ka fituar edhe një mandat të dytë për këtë post.

71 vjeçari Fisher u rizgjodh edhe për 6 vjet në zgjedhjet e djeshme pasi fitoi 78,9 % të votave.

Fisher, ish zv/kryetar i Socialdemokratëve, fitoi bindshëm kundër rivales, Barbara Rosenkranz, nga Partia e Lirisë me orientim të djathtë, dhe kandidatit tjetër, Rudolf Gehring nga Partia Kristiane e Austrisë.
XS
SM
MD
LG