Ndërlidhjet

Jarosllav Kaçinski do të garojë për president



Agjencia shtetërore polake tha se Jarosllav Kaçinski, vëllai binjak i presidentit të ndjerë, Leh Kaçinski, do të garojë për president.

Agjencia PAP nuk e dha burimin e raportit.

Kaçinski do të jetë kandidat i partisë së djathtë për Ligj dhe Drejtësi, të cilën aktualisht e drejton.

Pritet që Kaçinski ta shpallë vendimin sot pasdite.

Kandidati i koalicionit qeverisës Platforma Civile, Bronislav Komorovski, llogaritet favorit për t’i fituar zgjedhjet e 20 qershorit.
XS
SM
MD
LG