Ndërlidhjet

Rizgjedhet presidenti i Sudanit



Presidenti i Sudanit, Omar Hasan al-Bashir i ka fituar zgjedhjet e para të hapura në 24 vitet e fundit, duke e mbajtur postin si i vetmi shef i shtetit që kërkohet nga Gjykata Kriminale Ndërkombëtare për krime të luftës.

Kryetari i Komisionit Kombëtar të Zgjedhjeve, Abel Alier, tha se Bashir ka fituar 68 % të votave.

Zgjedhjet u mbajtën tetë muaj para referendumit, i cili mund të çojë në ndarjen e Sudanit jugor dhe pavarësimin e tij.
XS
SM
MD
LG