Ndërlidhjet

Forcat izralite vranë një pjesëtar të Hamasit



Forcat izraelite të sigurisë thanë se kanë vrarë një militant të Hamasit pasi kishin rrethuar një shtëpi në jug të Bregut Perëndimor ku ai ishte strehuar.

Zëdhënësi tha se ekipi i përbërë nga policia kufitare, ushtarë dhe pjesëtarë të shërbimit të zbulimit Shin Beit e kanë “eliminuar Ali Suveiti”-n.

Ushtria tha se forcat e rrethuan shtëpinë në Beit Aua ku ndodhej Suveiti, dhe i kërkuan të dorëzohej. Ai refuzoi “dhe përfundimisht u vra”, tha zëdhënësi.

Armata tha se Suveiti, autor i disa sulmeve, kishte vrarë një polic në Bregun Perëndimor në vitin 2004.
XS
SM
MD
LG