Ndërlidhjet

BE kërkon bisedime urgjente Shkup-Athinë



Ambasadori i BE-së në Shkup, Ervan Fuere vlerësoi se është herët për të shpallur referendumin mbi zgjidhjen e çështjes së emrit, dhe tha se nevoiten bisedime urgjente ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë.

Fuere i bëri këto komente pas deklaratës së kryeministrit Nikolla Gruevski se në referendumin eventual, ai do të votonte kundër zgjidhjes "Republika e Maqedonisë Veriore ".

"Mendoj se kjo deklaratë edhe më shumë e thekson urgjencën e bisedmeve të Maqedonisë dhe Greqisë", tha Fuere, duke shtuar se me deklarata publike nuk mund të zgjidhet problemi "por vetëm mund të shkaktohen mosmarrëveshje".
XS
SM
MD
LG