Ndërlidhjet

logo-print

Meta optimist për heqjen e vizave



Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ilir Meta, shfaqi optimizëm se Shqipëria do të marrë vlerësim pozitiv për procesin e liberalizimit të vizave me Bashkimin Evropian.

"Vlerësimi për Shqipërinë do të jetë pozitiv për shkak të progresit të padiskutueshëm që Shqipëria ka bërë në realizimin e detyrimeve. Ne bazohemi te parimi i gjithë këtij procesi i cili është qartësisht një proces teknik", tha Meta.

Shefi i diplomacisë shqiptare shtoi se “edhe pas heqjes së vizave” do të thellohet lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
XS
SM
MD
LG