Ndërlidhjet

Sarkozi: Duhet vepruar kundër spekulimeve për Greqinë



Presidenti i Francës Nikolas Sarkozi dhe kryetari i Komisionit Evropian, Zhoze Manuel Barroso, bënë thirrje për veprime të shpejta për të luftuar sulmet e spekulatorëve ndaj Greqisë së rënduar nga borxhet.

Deklarata e presidencës franceze thotë se Sarkozi dhe Barroso kanë rënë dakord mbi "nevojën e fillimit të një aksioni të shpejtë e të vendosur kundër spekulimeve që i drejtohen Greqisë, për të siguruar stabilitetin e eurozonës".

Ndërkohë, kancelarja gjermane Angela Merkel tha se ajo beson në negociatat që FMN-ja dhe BE-ja po i zhvillojnë me Greqinë për ta zgjidhur krizën e borxheve.
XS
SM
MD
LG