Presidenti i Ukrainës Viktor Janukoviç paralajmëroi në 24 vjetorin e aksidentit bërthamor në Çernobil se ky reaktor ende mbetet kërcënim serioz për Evropën.
Më shumë se 300 mijë njerëz u evakuan pas katastrofës së vitit 1986 nga zonat në Ukrainë, Bellorusi dhe Rusi.
Në Çernobil ndodhi aksidenti më i rëndë bërthamor në botë, i cili shpërndau retë radioaktive në pjesën më të madhe të kontinentit evropian.