Ndërlidhjet

Turqi: 7 vetë dënohen me burg të përjetshëm për 'vrasje nderi'



Gjykata e Turqisë sot dënoi shtatë burra me burg të përjetshëm për rolet e tyre në të ashtuquajturat “vrasje të nderit”, që rezultuan me vdekjen e 44 fshatarëve në Turqinë juglindore.

Masakra e majit, 2009 ndodhi në fshatin Bilge, rreth 20 km nga qyteti Mardin, ku sulmuesit hapën zjarr nga automatikët në një ceremoni fejese.

Në mesin e të vrarëve ishin nusja, dhëndërri, nëna dhe motra e tij, si dhe imami lokal.

Shumë banorë të fshatit përfundimisht u shpërngulën nga zyrtarët turq në pjesët tjera të vendit.
XS
SM
MD
LG