Ndërlidhjet

Brazili i quan të padrejta sanksionet kundër Iranit



Ministri i Jashtëm i Brazilit, anëtar jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit, tha se vendosja e sanksioneve kundër Iranit do të ishte “negative dhe e padrejtë”.

Sipas mediave shtetërore iraniane, ministri Kelso Amorim ka thënë se programi bërthamor i Iranit është “paqësor”, dhe ka ripërsëritur mbështetjen e Brazilit.

Raportohet se Amorim i ka bërë këto komente gjatë takimeve me zyrtarët iranianë në Teheran.

Vizita dyditore e tij i hap rrugën udhëtimit në Iran të presidentit brazilian, Luis Inacio Lula da Silva.
XS
SM
MD
LG