Ndërlidhjet

Senatori Kardin kërkon viza për rusët



Një senator amerikan i bëri thirrje Uashingtonit që t’i anulojë privilegjet e vizave për 60 zyrtarë rusë dhe të tjerë në lidhje me vdekjen e një avokati në burgun rus Ermitazh.

Senatori demokrat Benxhamin Kardin nga Merilend, i cili kryeson Komisionin e Helsinkit në SHBA, i kërkoi Sekretares së Shtetit Hillari Klinton t’i heqë privilegjet e vizave për personat e akuzuar për lidhje me vdekjen e avokatit, Sergei Magnicki.

Aktivistë për të drejtat e njeriut thonë se autoritetet ruse e kanë torturuar Magnickin, duke u përpjekur t’a detyrojnë të dëshmojë për ta në rastin e pretendimeve për abuzim taksash në Ermitazh.
XS
SM
MD
LG