Ndërlidhjet

Putin dhe Berluskoni diskutuan për bashkëpunimin energjetik



Kryeministri i Italisë, Silvio Berluskoni sot bisedoi me kryeministrin e Rusisë, Vladimir Putin për t’i forcuar lidhjet në sektorin e energjisë.

Agjencia AP njoftoi se në takimin në njërën nga vilat e Berluskonit në Milano, dy liderët biseduan për projekte të energjisë bërthamore, si dhe rritjen e bashkëpunimit ndërmjet "Gazprom"-it rus dhe kompanisë italiane "Eni".

Dy kompanitë tashmë po bashkëpunojnë në projektin e naftëpërcjellësit Rryma e Jugut.

Putin, i cili mbërriti në Itali nga Austria, sot do të udhëtojë në Ukrainë.
XS
SM
MD
LG