Ndërlidhjet

logo-print

Fratini: Vizat për Shqipërinë do hiqen deri në fund të vitit



Shqipëria dhe Bosnja do të gëzojnë udhëtimin pa viza në zonën Shengen deri në fund të vitit, e transmeton DPA ministrin e Jashtëm të Italisë, Franko Fratini.

Ai tha se dy vendet do të inkurajohen t’i përmbushin dy apo tre parametrat në samitin e Sarajevës më 2 qershor.

“Vendimi përfundimtar” ka shtuar ministri italian, do të vijë deri “në tetor”.

“Eurokomisioneri Fyle na tha se në konferencën në Sarajevë do të ndodhë një zhvillim pozitiv për dëshirën e Italisë për liberalizim të vizave për Bosnjën dhe Shqipërinë”, ka thënë Fratini.
XS
SM
MD
LG