Ndërlidhjet

logo-print

Ukrainë: Kërkohet të anulohet marrëveshja me Rusinë



Ligjvënësit e opozitës në Ukrainë kanë parashtruar sot një kërkesë për anulimin e marrëveshjes, e cila i lejon Rusisë që ta mbajë bazën detare në Ukrainë edhe për 25 vjet të tjera.

Propozim ligji, i cili me gjasë nuk do të miratohet në parlamentin e dominuar nga aleatët e presidentit Viktor Janukoviç, përkon me vizitën e kryeministrit rus Vladimir Putin në Kiev.

Udhëheqësit e opozitës thonë se zgjatja e marrëveshjes për portin e Sevastopolit, e cila skadon në vitin 2017, paraqet shkelje të integritetit territorial.
XS
SM
MD
LG