Ndërlidhjet

Mbreti belg pranon dorëheqjen e qeverisë



Mbreti Albert II i Belgjikës e ka pranuar dorëheqjen e qeverisë, pasi koalicioni i kryeministrit u shpërbë javën e kaluar.

Qeveria e kryeministrit Iv Leterm ra pas fillimit të negociatave për mosmarrëveshjen e vjetër ndërmjet politikanëve valonë dhe flamanë rreth dy gjuhësisë në një zonë zgjedhore.

Pritet që zgjedhjet e reja të caktohen për në qershor.
XS
SM
MD
LG