Ndërlidhjet

Pentagoni të hetojë vdekjet e gazetarëve në Irak



Komiteti për Mbrojtjen e gazetarëve ka kërkuar nga Pentagoni të hetojë vdekjet e gazetarëve, të cilat mund të jenë shkaktuar nga trupat amerikane në Irak.

Përmes një letre drejtuar shefit të Pentagonit, Robert Gejts, drejtori i përgjithshëm i Komitetit, Zhoel Simon shkruan se në tërësi 16 gazetarë dhe tre ndihmës të tyre janë vrarë nga trupat amerikane në Irak.

Iraku kryeson listën e vendeve të Komitetit për Mbrotjejn e Gazetarëve, ku gazetarët vriten e për këto vrasje nuk ndëshkohet askush.
XS
SM
MD
LG