Ndërlidhjet

logo-print

Silajxhiq: Në KS do jemi bri perëndimit



Kreu i presidencës trepalëshe të Bosnjës tha se Sarajava do të jetë bri aleatëve perëndimorë nëse në Këshillin e Sigurimit diskutohen sanksionet e reja kundër Iranit. Harri Silajxhiq shtoi se Bosnja synon anëtarësimin në NATO dhe në BE.

Komentet e Silajxhiqit u bën pas takimit me ministrin e jashtëm të Iranit, Mançur Motaki. Motaki po viziton Bosnjën, si pjesë e turneut diplomatik, për të diskutuar me vendet anëtare jo të përhershme të Këshillit të Sigurimit.

Motaki gjatë një konference të përbashkët shtypi me Silajxhiqin në Sarajevë kërkoi që 10 vendet anëtare jo të përhershme të KS-së “të luajnë rolin e tyre me përgjegjësi dhe t’i marrin vendimet në një atmosferë demokratike”.
XS
SM
MD
LG