Ndërlidhjet

Sot përballen Olimpiku i Marsejës me Bajernin e Mynihut



Në kuadër të ndeshjeve gjysmëfinale për Ligën e Kampioneve sot në Lion luajnë Olimpik i Lionit kundër Bajernit të Mynihut. Në ndeshjen e parë të luajtur në Mynih, ekipi gjerman fitoi me rezultatin 1 -0.

Olimpiku i Marsejës nuk ka qenë asnjëherë më parë pjesëmarrës në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve dhe ka fajësuar mungesën e përvojës për humbjen e javës së shkuar.

Në kuadër të gjysmëfinaleve nesër përballen Barcelona me Interin. Ekipi italian fitoi në ndeshjen e parë me rezultatin 3-1 kundër spanjollëve të Barcelonës.
XS
SM
MD
LG