Ndërlidhjet

Noriega arrin në Francë



Manuel Noriega, ish udhëheqësi i Panamasë, ka arritur në Francë, pasi Shtetet e Bashkuara miratuan dorëzimin e tij tek autoritetet franceze. Ish udhëheqësi i Panamasë ka vuajtur në Shtetet e Bashkuara dënimin prej 17 vitesh burg për trafik droge.

Noriega ishte dënuar në mungesë nga drejtësia franceze për pastrim parash në vitin 1999 me 10 vjetë heqje lirie.

Edhe Panamaja ka kërkuar që Noriega të kthehet në atdhe, ku do të ballafaqohet me akuzat për vrasjen e kundërshtarëve politikë.
XS
SM
MD
LG