Ndërlidhjet

Zbulohet kopshti me kafshë të rralla i ish presidentit



Hetuesit në Kirgizi kanë zbuluar një kopsht zoologjik në shtëpinë e ish presidentit të rrëzuar, Kurmanbek Bakijev.

Atje u gjetën disa lloje të rralla kafshësh e shpendësh. Policia gjeti në kopshtin e fshehtë të ish presidentit leopardë të borës, arinjë dhe katër pata indiane. Në koleksionin e rrallë kishte dhe shqiponja të arta dhe pallonjë.

Bakijev u rrëzua pas protestave të opozitës, ku humbën jetën rreth 90 persona.
XS
SM
MD
LG