Ndërlidhjet

Themeluesi i Playboy-it shpëton Hollivudin



Shenja ikonë e Hollivudit ka mundur të shpëtojë në saj të një fondi të dhuruar nga Hjuxh Hefner, themeluesi i revistës “Playboy”.

Shenja e përmasave të mëdha, që qëndronte mbi një kodër të Los Anxhelosit rrezikohej të fshihej për shkak të një plani për ndërtimin e vilave.

Hefner dha 900 mijë dollarë për grupin që luftonte për ruajtjen e shenjës. Ka qenë sërish Hefner, që 32 vite më parë ka mundësuar mbrojtjen e shenjës emblematike të Hollivudit.
XS
SM
MD
LG