Ndërlidhjet

Dodik: Srebrenica nuk ishte gjenocid


Kryeministri serb i Bosnjës, Millorad Dodik, ka thënë se populli kurrë nuk do ta pranoj se Srebrenica ishte gjenocid. Këtë deklaratë ai e bëri për të përditshmen beogradase, Veçernje Novosti.

Masakra e Srebrenicës, me ç’rast janë vrarë afro 8 mijë mysliamnë të Bosnjës, është e vetmja ngjarje e luftës në Bosnjë, gjatë viteve 1992 – 1995, që është vlerësuar si gjenocid nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë dhe nga Tribunali i Hagës për Krime të Luftës.

Hetuesit kanë thënë se forcat serbe të Bosnjës kanë ekzekutuar afro 8 mijë burra e djem myslimanë, pasi e kishin marrë kontrollin ndaj qytetit, më 11 korrik të vitit 1995.

Zoti Dodik poashtu e ka hedhur poshtë raportin e vitit 2004, me të cilin qeveria e Republikës Serbe e ka pranuar shkallën e vrasjeve dhe ka kërkuar falje nga farefisi i myslimanëve të vrarë në Srebrenicë. Dodiku ka thënë se atje ishin vrarë vetëm 3500 njerëz.

Intervista e Milorad Dodikut është publikuar në të njejtën ditë, derisa kryeprokurori i Tribunalit të Hagës, Serzhe Bramerc, pritet që për të parën herë ta vizitoj Srebrenicën.
XS
SM
MD
LG