Ndërlidhjet

logo-print

Pakistan: Janë vrarë 13 militantë të dyshuar


Zyrtarët thonë se trupat e Pakistanit kanë vrarë 13 kryengritës të dyshuar në rajonin Orakzai, afër kufirit me Afganistanin.

Zyrtari lokal, Jahanzeb Khan, tha se militantët u vranë nga sulmet tokësore dhe ajrore.

Ushtria e kishte përshkallëzuar ofensivën në Orakzai në mes të muajit mars, kur shumë luftëtarë talibanë pakistanezë arritën në këtë hapësirë, pas ofensivës në rajonin Vaziristani Jugor.

Informacionet është vështirë të verifikohen në mënyrë të pavarur.
XS
SM
MD
LG