Ndërlidhjet

Iran: Opozita fton për demonstrata të reja


Liderët opozitatë iranianë, Mir Hosein Musavi dhe Mehdi Karubi, kanë ftuar për ripërtritje të protestave në përvjetorin e zgjedhjeve, në të cilat presidenti Mahmud Ahmadinexhad, e fitoi edhe mandatin e dytë, më 12 qershor.

Kjo thirrje u bë nëpërmjet të faqeve opozitare të internetit, pas takimit ndërmjet Musavit e Karubit.

Këta dy liderë opozitarë patën humbur në zgjedhjet presidenciale, të cilat ata ende nuk i pranojnë, duke e akuzuar Ahmadinexhadin për vjedhje masive të votave.
XS
SM
MD
LG