Ndërlidhjet

Rusi: Autoritet më i madh për Shërbimin e Sigurimit


Ligjëvënësit rusë po diskutojnë për legjislacionin, i cili mund ta rrisë autoritetin e Shërbimit të Sigurimit Federal.

Sipas këtij propozim ligji, oficerët e sigurimit mund t’i thërrasin individët për bisedime joformale, mund të lëshojnë kërcënime për pjesëmarrje në aktivitetet kundër qeverisë dhe mund t’i dënojnë ose arrestojnë ata që nuk u binden urdhërave.

Legjislacioni i propozuar nga qeveria, që është pjesë e përpjekjeve të shtuara për luftimin e ekstremizmit, është paraqitur në Parlament të shtunën e kaluar.
XS
SM
MD
LG