Ndërlidhjet

Shkup: Ndërkombëtarët kanë shprehur shqetësime


Misionet e BE-së, NATO-s, OSBE-së dhe SHBA-ve në Shkup, përmes një komunikate të përbashkët, shprehën shqetësime lidhur me deklaratat e fundit të liderëve politikë dhe individëve të tjerë, që flasin për ndarje, konflikt dhe braktisje të Marrëveshjes kornizë të Ohrit.

“Ne kundërshtojmë fuqimisht çdo lloj dhune apo kërcënim me dhunë, pasi kjo vetëm e dëmton progresin politik dhe ekonomik, dhe që janë në kontradiktë të thellë me vlerat që përfaqësojnë institucionet tona. Ne i inkurajojmë të gjithë qytetarët dhe përfaqësuesit e tyre që të përdorin mekanizmat ekzistuese demokratike, përfshirë edhe Kuvendin, për të avancuar interesat e tyre” thuhet në komunikatë.

Diplomatët e jashtëm “ftojnë të gjithë liderët politikë, që të verifikojnë përkushtimin e tyre të plotë ndaj Marrëveshjes kornizë të Ohrit dhe ndaj përforcimit të dialogut politik".

Ata theksojnë se integrimi evro-atlantik, si dhe zbatimi i plotë i Marrëveshjes kornizë të Ohrit, mbetet rruga më e mirë drejt përparimit për të gjithë qytetarët e këtij vendi dhe për tërë rajonin.
XS
SM
MD
LG