Ndërlidhjet

Srebrenicë: Prokurori Bramerc kërkon arrestimin e Mlladiqit


Kryeprokurori i Tribunalit të Hagës për krime të luftës, Serzh Bramerc, ka kërkuar sot arrestimin e ish komandantit të armatës serbe të Bosnjës, Ratko Mlladiq, duke thënë se “nuk ekziston alternativë tjetër”.

Këto komente ai i bëri gjatë vizitës në Srebrencië, ku sipas hetuesve, forcat serbe të Bosnjës kanë ekzekutuar afro 8 mijë burra e djem myslimanë, pasi e kishin marrë kontrollin ndaj qytetit, më 11 korrik të vitit 1995.

Mendohet se i akuzuari Ratko Mlladiq, që kërkohet nga Tribunali i Hagës, po fshhiet në Serbi.
XS
SM
MD
LG