Ndërlidhjet

logo-print

Raportet: Bosnja dhe Shqipëria, pa regjim vizash


Bosnjë Hercegovina dhe Shqipëria pothuajse janë kualifikuar, që qytetarët e tyre të udhëtojnë pa viza në hapësirën Shengen, por “ende nuk i kanë plotësuar të gjitha standardet”, thuhet në dy raporte teknike të Komisionit Evropian, raporton agjencia DPA.

Sipas komisionit, Bosnja dhe Shqipëria, e plotësojnë vetëm “pjesën më të madhe të standardeve”, në aspektin e rendit publik dhe të sigurisë, ndërsa kërkohet askion më i fuqishëm për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Shqipëria është pak pas Bosnjës, pasi politikat e saj për kthimin e refugjatëve shihen si të mangëta.

Por, megjithatë, të dy vendet janë përgëzuar për “progres të rëndësishëm” prej Majit të vitit 2009, kur ato nuk ishin kualifikuar për heqje të vizave.

Komisioni pret që zyrtarisht t’i paraqes rekomandimet për Bosnjë Hercegovinën dhe Shqipërinë, më 2 qershor, në ditën që planifikohet mbajtja e samitit BE - Ballkani në Sarajevë, ka thënë një zyrtar i Bashkimit Evropian.

Sipas këtij zyrtari, disa shtete anëtare të BE-së, kanë hezitime ndaj lehtësimit të kufizimeve për imigrim, duke thënë se diplomatët nga Gjermania, Franca, Belgjika, Holanda dhe Suedia, kanë paraqitur një qëndrim të ftohtë ndaj raporteve të komisionit, që dje ishin prezentuar te shtetet anëtare.
XS
SM
MD
LG