Ndërlidhjet

logo-print

Rumani: Të ndihmohet integrimi evropian i Moldavisë


Rumania dhe Moldavia sot janë pajtuar për thellimin e bashkëpunimit të dyanshëm ekonomik, politik dhe kulturor, në mënyrë që Moldavia të përgatitet për integrim në Bashkimin Evropian.

Arritja e marrëveshjes është shpallur nga ushtruesi i funksionit të presidentit të Moldavisë, Mihai Ghimpu, i cili e ka filluar një vizitë dyditëshe në Bukuresht.

Rumania do t’i japë edhe një ndihmë financiare Moldavisë, në vlerë prej 100 milionë eurove, për projekte zhvillimore.
XS
SM
MD
LG