Ndërlidhjet

Sllovaki: S'e njohim Kosovën, por nuk kemi qëndrim armiqësor


Ministri i jashtëm sllovak, Mirosllav Llajçak, sot ka përsëritur qëndrimin e vendit të tij, se Sllovakia nuk e ndryshon qëndrimin e saj për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Qëndrimi ynë është i qartë dhe i qëndrueshëm, por nuk është armiqësor”, tha zoti Llajçak, në një konferencë për politikën e jashtme të Sllovakisë në Bratisllavë.

Mëtutje, ai e ka konfirmuar mbështetjen që Sllovakia e jep për zgjerimin e Bashkimit Evropian dhe të NATO-s me vendet e Ballkanit Perëndimor, por ka tërhequr vërerjtjen se specificitetet e rajonit kërkojnë angazhim të fuqishëm të Brukselit.
XS
SM
MD
LG