Ndërlidhjet

Beograd: Boris Tadiq u takua me Franko Fratinin


Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, mbrëmë në Beograd është takuar me ministrin e jashtëm italian, Franko Fratini.

Sipas kumtesës nga presidenca e Serbisë, Tadiq dhe Fratini kanë vlerësuar se marrëdhëniet e të dy vendeve janë në nivel të lartë.

Poashtu u theksua se zoti Tadiq i është falënderuar ministrit Fratini për mbështetjen e madhe të Italisë për integrimet evropiane të Serbisë.

Sot ministri i jashtëm italian arrinë në Kosovë, me ç’rast pritet të takohet me zyrtarët e lartë dhe të flasë në Kuvendin e Kosovës.
XS
SM
MD
LG