Ndërlidhjet

Pakistan: Nga sulmi vetëvrasës, pesë policë të vrarë


Policia njoftoi se nga një sulm vetëvrasës janë vrarë pesë pjesëtarë të saj, në një postbllok afër qytetit Peshavar.

Së paku tetë të tjerë janë plagosur nga sulmi i sotëm.

Nga ofensiva ushtarake e Pakistanit në pjesën veriperëndimore të këtij vendi, gjatë një viti , janë vrarë qindra militantë dhe janë pastruar shumë baza të al-Kaidës dhe të talibanëve.

Megjithatë, militantët kanë ndërmarrë sulme vetëvrasëse dhe sulme të tjera, kryesisht në pjesën veriperëndimore, duke vrarë qindra njerëz.
XS
SM
MD
LG